Agjencia Zhurnal.mk.

Favorizuan dy shtetas për ndërtim pa leje në hapësira publike, ndalohet kryeinspektori dhe tre inspektorë në Dibër

Policia e Dibrës ka ndaluar kryeinspektorin dhe tre inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit me akuzën se nuk kanë ushtruar kontroll konform ligjit për mbrojtjen e territorit, si dhe duke përpiluar akte administrative fiktive kanë favorizuar dy shtetas për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike.

 

Ndërkohë është shpallur në

U ndaluan

• F. R., 33 vjeç, banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• J. O., 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

• Sh. I., 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

• A. C., banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Në kërkim

U bë shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

“Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. XH., u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë me detyrë të ngarkuar për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e territorit në juridiksionin e bashkisë Dibër, nuk kanë ushtruar kontrollin konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara, duke lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B” sqaron policia.

Po në vijim të hetimeve për dokumentimin e plotë të këtij rasti, ka nisur procedimi penal dhe për shtetasit B. Sh., 62 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtor i DPKZHT-së bashkia Dibër, A. C., 29 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, pasi kanë lëshuar leje rikonstruksioni për shtetasin Sh. B. dhe nuk kanë kryer procedurën përkatëse për ushtrimin e kontrollit në territor për zbatimin e lejes së lëshuar.

kërkim policor ish-kryeinspektori dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Related posts

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Peleshi: Angazhohemi për sigurinë e kampit të afganëve në Kosovë

D V

Progres-raporti i KE, Ministria e Jashtme: Shqipëria meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti

D V

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet”/ Spiropali i kthehet Bashës: Keqardhje që problemet e brendshme tuajat reflektohen në fjalën tënde

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More