Shkup, 28 janar – Gjëja më e vështirë për besimin në të gjitha sferat e jetës është fitimi i tij, ndonëse ruajtja është edhe më e vështirë. Megjithatë, me një vizion për transformimin e së tashmes dhe me të shkuarën si trampolinë për çdo dëshirë dhe plan, e ardhmja duket gjithmonë si një sukses i kapshëm dhe i arritshëm. Duhet vetëm shumë këmbëngulje, vazhdimësi, punë e palodhur, risi dhe besim i fortë në vlerën e vizionit tuaj.
Marka maqedonase FAVORIT ELECTRONICS e kompanisë Centro Union, është markë besimi që nga viti 1994, e cila punon me sukses pikërisht për shkak të fokusit të vazhdueshëm në ndërtimin e besimit të palëkundur në atë që ofron si markë në segmente të ndryshme të teknikës së bardhë, teknikës së inkorporuar, televizorëve, kondicionerëve, elektroshtëpiakeve të vogla, produkteve të kujdesit dhe bukurisë dhe aspiratorëve.
Për të bërë një rifreskim jubilar dhe për të nxjerrë në pah rrugën moderne në të cilën po ecën, FAVORIT ELECTRONICS prezantoi riemërtimin e ri të logos së saj për markën në treg, e cila është një emër i njohur në çdo shtëpi, si dhe në rrjetin e madh e të zgjeruar të partnerëve në të gjithë vendin.
Me këtë rast, për t’ua kujtuar dhe për t’i shpërblyer klientët e vet besnikë, të cilët janë dëshmi se me modernizimin e vazhdueshëm dhe një vizion të fortë, besimi në cilësinë e një marke padyshim që mbetet, FAVORIT nis sfidën e këmbimit të së vjetrës me të re, “KËRKOJMË LAVATRIÇEN MË TË VJETËR FAVORIT“. Sfida do të zgjasë 20 ditë, deri më 15 shkurt 2022. Fituesi do të zgjidhet në mënyrë të rastësishme dhe do të shpërblehet me një lavatriçe të re FAVORIT ELECTRONICS, në këmbim te lavatriçes së vjetër pesëmbëdhjetëvjeçare FAVORIT qe e zotëron.
Marka e besimit ka vetëm një sinonim që nga viti 1994, i cili është FAVORIT ELECTRONICS: një markë për të gjithë vitin.
