Agjencia Zhurnal.mk.

Fauci: Omicroni ka aftësi të jashtëzakonshme të përhapjes

Eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka paralajmëruar se shteti do të përballet me një dimër të zymtë teksa varianti i ri i koronavirusit, Omicron po nxit një valë të re të infektimeve në mbarë botën.

 

Fauci tha se Omicroni ka “aftësi të jashtëzakonshme të përhapjes” dhe se ky variant po qarkullon në mbarë botën.

Sipas Faucit, nëse vazhdohet me trendët aktualë, spitalet do të “mbingarkohen”, veçanërish në zonat ku ka nivel të ulët të vaksinimit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19.

Ai tha për programin Meet the Press në NBC se udhëtimet gjatë Festës së Krishtlindjes do të rrisin përhapjen e variantin Omicron, edhe në mesin e personave të vaksinuar plotësisht.

Vetëm 61 për qind e amerikanëve janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe 29 për qind kanë marrë dozat përforcuese, thuhet në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Varianti Omicron përbën rreth 3 për qind të rasteve në SHBA, një përqindje që pritet të rritet, siç ka ndodhur edhe në shtetet e tjera, teksa ky variant pritet të bëhet dominues.

Që prej se u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, raste me këtë variant janë regjistruar në dhjetëra shtete, duke shtyrë shumë qeveri që të vendosin masa kufizuese për udhëtime dhe masa të tjera.

Ndërkaq, Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, tha për CBS se numri i rasteve me Omicron do të rritet ndjeshëm gjatë dy javëve të ardhshme.

Por, as Fauci dhe as Collins nuk u kanë bërë thirrje amerikanëve të vaksinuar që të anulojnë udhëtimet për festat e fundvitit, por kanë thënë se njerëzit duhet të mbajë maska gjatë gjithë kohës në aeroporte, aeroplanë, trena dhe autobusë.

Related posts

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

Xi Jinping: Kina do t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës këtë vit

Redaksia

Kush janë “gardianët” e Vulinit që mbrojtën muralin e Ratko Mlladiqit, dhe “trimat” që sulmuan aktivisten Aida Qoroviq?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More