Agjencia Zhurnal.mk.

Fatos Beqiraj kthehet në Mal të Zi, nënshkruan për Deçiqin e Tuzit

Para ditëlindjes së 34 dhe pas afro 12 vitesh jashtë vendit, Fatos Beqiraj është kthyer në Mal të Zi.

Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar me klubin nga Tuzi, KF Deçiqi, që zë vendin e dytë në renditjen tabelare në ligën vendore.

Gjatë karrierës së tij, Beqiraj ka luajtur për klube të ndryshme, si Dinamo e Zagrebit (2010-2014), ku kishte fituar trofe të shumta dhe ishte bërë golashënuesi më i mirë në ligën kroate në edicionin 2011/2012.

Sulmuesi nga Peja, në Kosovë ka luajtur për Shqiponjën dhe Pejën, para se të transferohej te Buducnosti në Mal të Zi për të vazhduar në Kroaci (Dinamo e Zagrebit), Kinë (Yatai), Bjellorusi (Dinamo Minsk), Rusi (Dinamo Moska), Belgjikë (Mechelen), Izrael (Maccabi Netanya, Bnei Yehuda), Poloni (Wisla), Kazakistan (Astana) dhe tash sërish në Mal të zi te Decic.

Ndryshe, nga viti 2009, Fatos Beqiraj ka luajtur për përfaqësuesen e Malit të Zi duke regjistruar rreth 85 paraqitje.

Related posts

Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja ndërmjet A&N dhe Vitisë

Redaksia

Mickovski nga Gruevski dallojnë vetëm nga vendndodhja, idetë nacionaliste mbesin të njëjta

I.A

Vëllaznimi rikthehet në Kosovë pas përgatitjeve në Durrës, gjakovarët të gatshëm për stinorin pranveror

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More