Shkup, 7 dhjetor – Katër persona janë lënduar në fatkeqësi të komunikacionit, e cila sot pasdite ka ndodhur në udhëkryqin te Qendra tregtare “Mavrovasja”.
Në fatkeqësinë e komunikacinit kanë marrë pjesë pesë automjete, të gjitha me targa të Shkupit, konfirmuan nga MPB.
Të lënduarit janë dërguar në SPQ “Klimenti i Ohrit”.