Agjencia Zhurnal.mk.

FANTASTIKE: Prishtina mposhtë Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar ndaj kampionëve të Norvegjisë me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndeshja filloi më mirë për skuadrën mysafire që krijoi disa raste të rrezikshme.

E vetëm pas 10 minutave lojë, Bodo/Glimt kaluan në epërsi.

Sulmuesi anësor Solbakken harkoi bukur në zonë nga e majta, derisa topin në portë e dërgoi Botheim për 0-1.

Por përkundër disavantazhit, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe zhvilluan një ndeshje të mirë.

E në minutën e 44-të ishte sulmuesi nigerian Otto John që shënoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1.

Kësisoj me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Mysafirët krijuan më shumë raste edhe në pjesën e dytë, por pa sukses përballë mbrojtjes së fortë të prishtinasve.

E në minutën e 82-të, Prishtina kaloi për herë të parë në epërsi.

Qendërmbrojtësi Marius Lode në tentim për ta rikthyer topin te portieri shënoi autogol për ta kaluar kampionin kosovar në epërsi.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit u mbrojtën mirë dhe kësisoj morën një fitore të madhe.

Ndeshja e kthimit mes Bodo/Glimt dhe Prishtinës zhvillohet pas një jave në Norvegji. /Gazeta Olle/

Related posts

Shpërfillet Panairi i librit në Tetovë

Xh M

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Xh M

Kriza energjetike/ Ministritë me miliona euro borxh ndaj EVN

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More