Agjencia Zhurnal.mk.

Fansi vuri bast se Bebe Rexha nuk do ta shihte mesazhin e tij, këngëtarja e sheh dhe i thotë t’i bëjë gati paratë

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video nga momentet e këndshme që është duke shijuar me të dashurin gjatë pushimeve në Miami.

Mes të tjerash, ajo nuk ka hezituar që t’iu përgjigjet edhe disa statuseve të bërë nga fansat në rrjetin social Twitter.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një prej tyre i kishte shkruar së fundmi interpretueses së hitit “I’m a mess”: “Vë bast 50 dollarë (47 euro) se ti nuk do ta vësh re këtë”.

Dhe këngëtarja shqiptare me të parë këtë, e rishpërndau statusin e ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke shkruar sipër saj: “Do të tërgoj aplikacionin tim të pagesave tani”.

Siç duket, fansi i adhurueshëm i artistes humbi bastin kundrejt saj, pasi ajo veç e vërejti mesazhin e shkruar nga ai.

Bebe Rexha përndryshe ka një lidhje të fortë me fansat e saj dhe shpesh komunikon me ta në rrjetet sociale. 

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy