Agjencia Zhurnal.mk.

“Familjen time e ruaj vetë nga bushtrat” – Wanda ribashkohet me Icardin

Pas pothuajse një jave trazirë, duket se sulmuesi argjentinas Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë ribashkuar. Pasi të mërkurën ylli i Paris Saint-Germain Icardi e falënderoi në Instagram bashkëshorten e tij që “po vazhdon t’i besojë kësaj familjeje të bukur”, Wanda Nara i është përgjigjur tani atij duke lënë të kuptohet se ata janë ribashkuar. Nara i postoi disa fotografi së bashku me Icardin në Instagram dhe shkroi në përshkrimin e tyre: “Unë kujdesem për familjen time. E ruaj vetë nga bushtrat dhe nga vetë jeta”.

 

Icardi më vonë e postoi një fotografi në me Narën ku shkroi: “Më mbaj fort, kurrë mos më lësho”. Nara e akuzoi Icardin të shtunën për tradhti bashkëshortore, kur kishte shkruar në Instagram: “E shkatërrove edhe një familje tjetër për një bushtër”. Që prej atëherë Icardi ka postuar vazhdimisht fotografi me Narën. Argjentinasi mori leje të mungojë në stërvitjet e PSG-së të dielën dhe të hënën, si dhe nuk ishte i pranishëm as në ndeshjen e gjigantit francez kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve të martën. Ai kishte marrë leje për të shkuar në Milano ku ndodheshin Nara dhe fëmijët e tyre.

Related posts

Dua Lipa duket atraktive me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa fotografohet me vjehrrën dhe të dashurin rrugëve të New Yorkut

D V

Dua Lipa mahnit në iHeart Radio Music Festival teksa dhuron një performancë të zjarrtë

Lea Muslija

Vijnë në jetë binjaket, Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More