Agjencia Zhurnal.mk.

Familjarisht kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, policia kapë gruan e infektuar me Covid nga Maqedonia

Leposaviq, 10 janar – Policia e Koovës ka kontrolluar një veturë në të cilën ishin një çift me dy fëmijë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, pasi gruaja ishte pozitive me COVID-19.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Sarpelj të Leposaviqit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, personat në fjalë janë depërtuar nga territori i Republikës së Kosovës.

“Fsh. Sarpelj, Leposaviq, 09.01.2022 – 16:35. Policia gjatë patrullimit ndaluar automjetin me targa të huaja që e drejtonte i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe në veturë ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Të njëjtit kishin hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugës ilegale për shkak se gruaja ishte pozitive me Covid 19. Personat në fjalë pas intervistimit dhe verifikimit me vendim të prokurorit janë deportuar nga territori i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur policia.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky