Agjencia Zhurnal.mk.

‘Faleminderit Prishtinë’ – mirënjohja e organizatorëve të Prishtina Football Fest

Organizatorët KD Events & Communications – Prishtina Football Fest i kanë falënderuar pjesëmarrësit, shikuesit dhe të gjithë ata që ndanë emocione të papërshkrueshme dhe atmosferë feste në këtë eveniment gjatë ‘Euro 2020’.

Më poshtë është kumtesa e plotë e organizatorëve:

Të dashur miq,

Organizimit tonë i erdhi fundi. Me nivel të lartë të përkushtimit dhe higjienës e sigurisë, ia dolëm ta mbanim këtë event edhe në kushte pandemie.

Emocione të papërshkrueshme, atmosferë feste e brohoritjet ishin karakteristika të Prishtina Football Fest, dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin tuaj, duke treguar kulturë të lartë e duke e begatuar atmosferën e Prishtina Football Fest.

Ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës që keni zgjedhur t’i ndani emocionet e EURO 2020 me ne, dhe urojmë të jemi prapë bashkë në organizime të tjera.

Ju falënderojmë shumë çdo pjesëmarrësi, shikuesi dhe krejt Prishtinës për kohën që zgjodhët ta kaloni me Prishtina Football Fest.

Një falënderim të veçantë për të gjithë sponsorët, përkrahësit, partnerët dhe natyrisht për stafin që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta bërë të mundur organizimin unik dhe pa asnjë problem.

Përzemërsisht,
KD Events & Communications – Prishtina Football Fest.

Related posts

Incidenti në Çair, arestohen katër persona

Xh M

Debutimi i Vedat Muriqit me Mallorcan ishte pozitiv – madje thyen rekord me një statistikë

D V

Real Madrid – Barcelona: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More