Agjencia Zhurnal.mk.

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Vita Nova

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Shoqatën për prodhim, shitje dhe shërbime Vita Nova

 

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës dhe Shoqata për prodhim, shitje dhe shërbime Vita Nova – sh.p.k. Shkup, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Akti i këtij bashkëpunimi u firmos në zyrat e kësaj shoqate nga dekani, Prof. Dr. Xhezair Idrizi dhe drejtoresha e kësaj shoqate, zonja Zagorka Bllazhevska.

Me këtë bashkëpunim, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës ka marrë përsipër që praktikën studentore, përgatitjen e punimeve përfundimtare dhe format e tjera të bashkëpunimit t’i kontraktojë dhe saktësojë në kohën e duhur.

Ndërsa, Shoqata për prodhim, shitje dhe shërbime Vita Nova – sh.p.k. Shkup, për nevojat e studentëve të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit do të mundësojë realizimin e praktikës studentore, përgatitjen e punimeve përfundimtare dhe lloje të tjera të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë.

Related posts

Shaqiri në takim ministror të platformave të BP për inovacione

Z.H

Numri i studentëve në Fakultetin e turizmit është i përgjysmuar

Xh M

UT-ja dhe Agjencia për promovimin e sipërmarrjes nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More