Agjencia Zhurnal.mk.

“Fajzer” thotë se doza shtesë e tyre kundër Kovidit siguron mbrojtje nga Omikroni

Nju-Jork, 8 dhjetor – Kompania amerikane Fajuer dhe partneri i saj gjerman Biontek komunikuan se regjimi me tre doza i vaksinës së tyre ka arritur të neutralizojë variantin e ri Omikron gjatë një testi laboratorik. Fajzer/Biontek komunikuan gjithashtu se ata mund të prodhonin një vaksinë kundër Omikronit në mars të vitit 2022, nëse ishte e nevojshme.

 

Sipas Fajzer/Biontek të dhënat tregojnë se varianti Omikron ishte neutralizuar me po aq efektivitet pas dozës së tretë, sikurse dy dozat kanë vepruar ndaj virusit origjinal të gjetur për herë të parë në Kinë.

“Vaksinimi i plotë me dy dozat e para dhe bërja e dozës përforcuese, mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e KOVID-19”, tha në një deklaratë shefi i Fajzer, Albert Bourla.

Gjetjet janë gjerësisht në përputhje me një studim paraprak të publikuar ditën e djeshme nga studiuesit e Institutit të kërkimeve në fushën e mjekësisë në Afrikën e Jugut. Ata sugjerojnë se një injeksion i tretë i vaksinës Fajzer/Biontek mund të ndihmojë në shmangien e infeksionit me Omikron.

Por sipas një analizë laboratorike të kryer në spitalin universitar të Frankfurtit në Gjermani, përgjigja me antitrupa ndaj Omikron-it ishte e ulët edhe pas tre injeksionesh. 

Related posts

Coronavirus Croatia – 155 new cases of Covid-19 across Croatia over past 24 hours

Z.H

Kundërshtime Micotakis – Cipras në Parlamentin grek për Marrëveshjen e Prespës

D V

Kovaçevski – Mishel: BE nuk ndryshon qëndrim, sa më shpejtë të fillojnë negociatat

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More