Agjencia Zhurnal.mk.

Fajnans think për Raportin e KE-së: Vlerësimi për ambientin ekonomik është dukshëm i përmbajtur

Shkup, 20 tetor – Raporti i KE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut jep pasqyrë[ realiste për gjendjen me ekonominë e vendit, duke notuar përparim të matur. Gjithashtu, fokusohet edhe në impaktin e Kovid-19 ndaj ekonomisë, thekson Fajnans think në komentin e pjesës ekonomike të Raportit.

 

Krahasuar me vlerësimin në raportin e kaluar, qëndron në koment, përpjekjet dhe hapat e bartësve të politikave ekonomike janë vlerësuar në mënyrë pozitive, me notim të përparimit të matur. Raporti vlerëson se Maqedonia e Veriut ka nivel të mirë të gatishmërisë për zhvillim të ekonomisë funksionale të tregut dhe ka përparim të matur. Edhe pse, pandemia dukshëm i goditi kapacitetet e shtetit dhe i rriti sfidat për rritje të gjeneruar ekonomike, është vërejtur përparim i matur për reforma të rëndësishme fiskale dhe strukturore.

Përderisa Raporti bën vlerësim eksplicit dhe të qartë të hapave të ndërmarrë në pjesën e përmbushjes sl kritereve politike, gjyqësisë, luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar, reforma në zbulim dhe administratën publike, energjetikë dhe në përforcimin e të drejtave themelore të njeriut, vlerësimi për ambientin ekonomik është dukshëm e përmbajtur. Vlerësimi i këtillë i politikave dhe hapave politikë të Qeverisë është në pajtim të plotë me thëniet e opinionit vendor të ekspertëve për mungesë të përkushtimit drejt qëllimit dhe harmonizimit të ndërsjelltë të politikave ekonomike, si dhe kapacitetin e pamjaftueshëm për reflektim të reformave ekonomike në disa fronte.

Fajnans think shton se Raporti e vëren me kujdes përparimin e disa hapave të caktuar qeveritarë dhe korrespondimin e reagimit qeveritar në krizën e Kovid-19, por noton dobësi të kosniderueshme në pikëpamje të menaxhmentit me financat publike dhe masat për ngritje të konkurrencës së vendit.

Komentin e Fajnanas think mund ta gjeni KËTU

Related posts

Qytetarët i aktivizuan inspektorët e mjedisit, raportime në masë për ndotje përmes onlajn platformës

D V

Gratë, peng i mungesës së kapitalit fillestar për themelimin e biznesit

D V

MPB deklarohet pas alarmit nga ambasada e SHBA-ve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More