Agjencia Zhurnal.mk.

Fadil Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

 

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”, shkruan Nura.

Tutje ai ka thënë se do ta ketë nderin të shërbej tani si kryetar i Komunës së Skenderajt.

“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, shkruan ai.

Ndryshe, Fadil Nura nga PDK-ja ka fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt më 17 tetor.

Ai siguroi 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind. 

Të dashur qytetarë,Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me…

Posted by Fadil Nura on Tuesday, November 2, 2021

Related posts

Glauk Konjufca: Ata që paguhen prej taksave të marrin pjesë në seancë

N E

Vaksinimi i detyruar, Buxhovi: S’është kiamet që shteti të prekë ndonjëherë liritë qytetare

D V

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More