Agjencia Zhurnal.mk.

Facebook paralajmëron veçori të tjera, për të ‘nxitur’ fëmijët të qëndrojnë larg përmbajtjes së dëmshme

Facebook, pas pretendimeve se platformat e tij dëmtojnë fëmijët, do të prezantojë disa veçori duke përfshirë nxitjen e adoleshentëve për të bërë një pushim duke përdorur aplikacionin e tij për ndarjen e fotografive Instagram.

Gjithashtu, përmes veçorisë pritet të bëhet edhe “nxitja” e adoleshentëve nëse ata vazhdimisht shikojnë të njëjtën përmbajtje që nuk është e favorshme për mirëqenien e tyre, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç vlerësohet më tej, Facebook-u po planifikon të vendosë kontrolle të reja për adoleshentët në baza fakultative, në mënyrë që prindërit ose kujdestarët të mbikëqyrin atë që adoleshentët e tyre po bëjnë në internet.

Këto nisma vijnë pasi Facebook njoftoi në fund të muajit të kaluar se po ndërpriste punën në projektin e tij “Instagram for Kids” (Instagram për fëmijët).

Por kritikët thonë se planit i mungojnë hollësitë dhe ata janë skeptikë se tiparet e reja do të ishin efektive.

Related posts

Snapchat tani ju lejon ndarjen e videove të YouTube përbrenda postimeve tuaja

D V

Google thotë se hakerët përdorën ISPs për të shpërndarë virusin Hermit në sistemet operative Android dhe iOS

Lea Muslija

Microsoft ndalon shitjet e reja në Rusi për shkak të situatës aktuale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More