Agjencia Zhurnal.mk.

Facebook dëshiron t’ju parandalojë të bëheni ekstremist

Facebook po teston udhëzime të reja që i pyesin njerëzit nëse shqetësohen se disa nga miqtë e tyre po bëhen ekstremistë dhe paralajmërojnë përdoruesit se ata mund të jenë ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste, raporton CNN. 

 

Facebook Messenger do të kufizojë përcjelljen e mesazheve për të luftuar dezinformimin.

“Ky test është pjesë e punës sonë më të madhe për të vlerësuar mënyrat dhe për të siguruar burime dhe mbështetje për njerëzit në Facebook, të cilët mund të jenë marrë ose ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjes ekstremiste, ose mund të njohin dikë që është në rrezik”, tha Andy Stone, një zëdhënës i Facebook për CNN.

“Grupet e dhunshme përpiqen të manipulojnë zemërimin dhe zhgënjimin tuaj”, – lexohet në një nga udhëzimet. “Ju mund të merrni masa tani për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

Në vitet e kaluara, Facebook është kritikuar sepse nuk ka bërë sa duhet për t’u marrë me përmbajtje ekstremiste dhe false në platformën e tij.

Në shkurt, Facebook ndau se ndërmori veprime kundër 26.9 milionë shkrimeve, që kryesisht ishin shkrime me gjuhë të urrejtjes.

Related posts

Kompjuteri i parë Apple u shit për 400 mijë dollarë

D V

One UI 5.0 beta fillon të shpërndahet në telefonat e serisë Samsung Galaxy S22

Lea Muslija

Twitter pezullon llogaritë e ambasadave serbe në disa shtete

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More