Agjencia Zhurnal.mk.

Euroambasadori Dejvid Gir për vizitë të Shërbimit malor për shpëtim në Ohër

Shkup, 20 janar – Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir në kuadër të vizitës në Ohër ka vizituar Shërbimin malor të shpëtimit i cili punon në kuadër të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq.

Ai më pas e ka ndjekur demonstrimin dhe përdorimin praktik të pajisjes për shpëtim për nevojat e Shërbimit.

Pajisja është furnizuar me mjete financiare të BE-së në kuadër të projektit “Mundësi të reja për turizëm të sigurt aventurist dimëror”.

Përmes projektit realizohet përcaktimi për vënien e sistemit që do të mundësojë kushte sigurie për të gjithë turistët, dashamirë të pyllit dhe turizmit aventurist por edhe për popullatën e komunave Ohër, Resnjë, Debërc, Vevçan dhe Strugë në Maqedoni të Veriut si dhe Pogradec dhe Gramsh në Shqipëri.

Projekti është financuar nga BE-ja, përmes Programit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Related posts

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Redaksia

BDI e shqetësuar me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

Xh M

Mjekët specialistë vazhdojnë me grevë, thonë se nuk kanë prapavijë politike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy