Shkup, 7 shkurt – Në vend se të jetë lider i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Bullgaria nuk ka interes ta anashkalojë shtetin fqinj me mur të ri të Berlinit, thotë në deklaratën për “Euroaktiv” profesori bullgar Ivo Inxhov, ekspert për komunikime politike.
Sipas tij, Bullgaria nuk mund t’i lejojë vetes që ta bllokojë fqiun e saj perëndimor, pasi kjo do të krijojë valë të re antibullgare në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.
Inxhov po ashtu vlerëson se kryeministri bullgar Kirill Petkov ka të drejtë se me intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, mund të krijojë atmosferë të besimit mes dy shteteve.
Profesori bullgar i historisë, Sefan Deçev, megjithatë, beson se politika e jashtme duhet të lihet ta udhëheq Qeveria në Sofje.
Ai pajtohet me deklaratën e kryeministrit të Bullgarisë, Kirill Petkov, se Sofja shumë u vonua me qasjen drejt Maqedonisë së Veriut.
“Problemi i vetëm që e shoh është se Qeveria nuk i shfrytëzon mediumet në mënyrën më të mirë që ta sqarojë politikën e saj”, thotë ai në deklaratën për “Euroaktiv”.
Në tekstin për “Euroaktiv”, “Muri i Berlinit tek së pari duhet të bie për Shkupin” përkujtohet se Petkovi po tenton ta ndryshojë qasjen drejt Shkupit me qëllim që ta kompensojë kohën e humbur, siç thotë, 30 vite. Ai ishte për vizitë të parë në Shkup menjëherë pasi është zgjedhur Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut. Disa ditë më vonë, vizita e tij është kthyer me formë të re të seancës së përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje në fund të janarit.
Në të njëjtën kohë, Sofja paralajmëroi edhe se do ta intensifikojë dialogun me vendet-anëtare të BE-së, që nuk e kuptojnë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.