Agjencia Zhurnal.mk.

“Euro College” dhe ShMP “Jahja Kemal” kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim

Shkup, 8 shkurt – Bashkëpunimi do të zhvillohet në disa nivele strategjike. Nxënësve të ShMP “Jahja Kemal” do t’u jepen kushte të veçanta për të studiuar në Shkup dhe Londër në kuadër të programit të Universitetit prestigjioz Londër Metropolitan të Britanisë së Madhe, me të cilin ka partneritet “Euro College”.

Të dy institucionet ranë dakord edhe për pjesëmarrje të përbashkët në projekte ndërkombëtare si Erasmus, Horizon etj. Përmes procesit të bashkëpunimit të ndërsjellë, të dy institucionet do të ndërtojnë politika dhe procedura të ndërsjella që do të synojnë ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gjithashtu do të kontribuojnë në promovimin e shërbimeve arsimore të këtyre dy institucioneve në tregun rajonal në Ballkan.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky