Agjencia Zhurnal.mk.

EULEX përkujton viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia kanë përkujtuar këtë të shtunë 24 viktimat e rrëzimit të fluturimit 3275 në verilindje të Mitrovicës më 12 nëntor 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të EULEX-it në Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi nga ceremonia e vendosjes së kurorave me lule.

Tutje, thuhet se edhe pse kanë kaluar 23 vite, ata do të kujtohen gjithmonë.

“Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia i bëri nderimet e tyre 24 grave dhe burrave që humbën jetën tragjikisht më 12 nëntor 1999 kur aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës”.

“Kanë kaluar 23 vite, por ne do t’i kujtojmë gjithmonë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

23 vite më parë, më 12 nëntor 1999, aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës, duke shkaktuar vdekjen tragjike të 24 grave dhe burrave, kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë.

Related posts

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutas do të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të Serbisë

D V

Bakoyannis: S’mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

D V

BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy