Agjencia Zhurnal.mk.

EULEX: Nuk kemi marrë përgjegjësitë policore në veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë policore në veri të Kosovës, pavarësisht që këshillarët e lartë policor të këtij misioni janë të vendosur në Drejtorinë Rajonale policore në veri.

 

Kështu thuhet në një përgjigje të këtij misioni për Radion Evropa e Lirë.

“Këshilltarët e lartë policor të EULEX-it janë të vendosur Drejtorinë e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut dhe po ofrojnë këshilla për këtë drjetori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, EULEX-i thotë se janë duke monitoruar nga afër situatën për Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut.

Ky mision thotë se ka rritur patrullimet në veri të Kosovës.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kapacitet për menaxhim të situatës dhe do të veprojë në përputhje me autorizimet ligjore për të garantuar sigurinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 6 nëntor se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.

Related posts

Hoxhaj përmend hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, Kurti: Unë këto nuk i di, të përgjigjet profesor Jahja Kokaj

D V

Kryeministri i ri japonez Fumio Kishida falënderon Kurtin për urimin

N E

Ambasada e Japnisë ndan rreth 70 mijë euro për Renovimin e Qendrës Nashec

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More