Agjencia Zhurnal.mk.

Etiopia shpall gjendje emergjente, thirrje popullit që t’i kapë armët

Qeveria e Etiopisë të martën shpalli gjendje emergjente kombëtare dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i kapin armët për të luftuar kundër avancimit të forcave rebele nga rajoni Tigray në drejtim të kryeqytetit.Të mërkurën, Kombet e Bashkuara i dënuan krimet e zbuluara në një hetim të përbashkët rreth konfliktit të armatosur në rajonin Tigray, shkruan CNN.

 

Në hetim thuhet se të gjitha palët e konfliktit kanë kryer shkelje, përfshirë forcat nga Eritrea. Hetimet thonë se shkeljet kanë të bëjnë me të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ligjit humanitar dhe ligjit për refugjatët. Disa prej shkeljeve thuhet se mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Në mesin e shkeljeve që mund të përbëjnë krime lufte, raporti i theksoi vrasjet jashtëgjyqësore, dhunën seksuale dhe gjinore, shkeljet kundër refugjatëve dhe zhvendosja e detyrueshme e civilëve.

Nga hulumtimet e televizionit amerikan, CNN, dhe organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, janë zbuluar dëshmi të masakrave që janë kryer nga forcat e Eritresë në qytezat e rajonit Tigray, Dengelat dhe Axum, në fund të vitit të kaluar.Në një raport ekskluziv të televizionit CNN nga rajoni Tigray në prill, gazetarët panë trupa të Eritresë, disa të fshehur nën uniformën e vjetër ushtarake të ushtrisë etiopiane, duke operuar me pandëshkueshmëri të plotë në pjesën qendrore të rajonit të kontestuar, duke operuar pika kontrolli dhe duke bllokuar ndihma humanitare jetike për njerëzit që po vuanin nga uria.

Related posts

Ulja e emetimit të karbonit synon të nxitë tranzicionin e sektorit të ndërtimit

Z H

Britania miraton pilulën e parë kundër COVID-19

D V

Biden shqyrton bojkotin diplomatik të Olimpiadës në Kinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More