Agjencia Zhurnal.mk.

Ethet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 30 gusht – Në mesnatë skadon afati për nënshkrimet për kandidatura të pavarura për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

 

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Për këto zgjedhje ka interesim të madh për kandidaturat e pavarura e në veçanti për qytetin e Shkupit.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë sjellë një befasi për nga numri i kandidatëve të pavarur që do të garojnë për kryetar komunash. Sipas të dhënave të KSHZ janë gjithsej 18 kandidatë të pavarur, ndërsa 15 të tjerë janë në pritje të mbylljes së këti procesi.

Sipas analistëve  kjo gjë është shumë pozitive për të ardhmen politike të vendit, por ajo që po e ul entuziazmin është se disa prej kandidatëve që kanë dalë si të pavarur, kanë marrë mbështetjen e disa partive politike me çka kanë marrë ngjyrime politike.

Daniela Arsovska është një nga emrat që ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për të parën e Qytetit të Shkupit e proklamuae si e pavarur, por që brenda një periudhe shumë të shkurtër mori mbështetjen e partive më të mëdha opozitare maqedonase  dhe shqiptare. Edhe Petar Georgievski që do të garojë për Shkupin, edhe pse u regjistrua si kandidat i pavarur, ka mbështetjen e së  “Majtës”. Sipas analistit Albert Musliu në përzgjedhjen e kryetarëve të ardhshëm rëndësi të veçantë do të kenë edhe vetë emrat e kandidatëve.

“Edhe emri përcakton fituesin, sepse flasim për zgjedhje lokale të cilat janë më gjithpërfshirëse se të gjitha zgjedhjet e tjera. Partitë opozitare do të instistojnë edhe në tema të ashtuquajtura “të mëdha”, që është gabim. Ka kaluar periudha kur në zgjedhje lokale është folur për tema që nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal”, vlerëson Musliu.

Koalicion parazgjedhor mes opozitës shqiptare dhe maqedonase

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka potencuar se  bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën është një hap historik si për VMRO-DPMNE-në ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Është hera e parë që partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare bëjnë koalicion parazgjedhor.

“Unë pres që ky koalicion të kapërcejë përçarjet, pashpresën, krimin, korrupsionin, mungesën e ideve, paaftësinë, mungesën e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin e Maqedonisë, një moment historik për të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike, për të treguar se Maqedonia vërtet ka mundësi me politikanët tjerë të cilët janë jashtë matricës së LSDM -së dhe BDI -së dhe që mund të jetë ndryshe ”, ka thënë Mickoski.

LSDM beson në fitore bindëse

LSDM ka koalicionin që bindshëm do të fitojë në zgjedhjet lokale sipas të gjithë kritereve dhe parametrave, për shkak se LSDM ndërton koalicion në bazë të ofertës së qartë, konkrete dhe të realizueshme, thotë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Ai ka thënë se LSDM ka bashkëpunim të shkëlqyer si koalicion parazgjedhor me  BDI-në, Lëvizjen BESA dhe me PDSH-në.

“Besoj në një fitore të madhe të koalicionit tonë, sepse është i qëndrueshëm dhe unike. Do t’i besojmë dhe do t’i japim mbështetjen njëri -tjetrit, besojmë se në këtë mënyrë do t’u shërbejmë qytetarëve shumë më mirë, sepse jemi gjithashtu një qeveri qendrore, ndërsa komuniteti i reflektuar në nivelin lokal do të ketë më shumë kapacitet për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe të zbatojë sa më shumë projekte në të ardhmen”, është shprehur kryeministri Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm kolicionin e partive në pushtet për zgjedhjet lokale. Ky koalicion sipas tij është koalicion  shumë i dobishme për palët.

 “Është interesi i BDI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin, por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin e partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë”, ka thënë Ahmeti./DW

Related posts

Zjarr në një automjet motorik në lëvizje në Kërçovë

D V

Nënshkruhet marrëveshja dhe do të fillohet me dhënien e provimeve në Qendrën Shtetërore të Provimeve

Z H

Varheji: Me Zaevin biseduam si të ecim përpara me procesin e zgjerimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More