Agjencia Zhurnal.mk.

Është vrarë një gazetar i cili raportonte për luftën kundër drogës së presidentit Duterte

Në lindje të Filipineve është vrarë gazetari Hesus Malabanan, i cili si korrespondent i agjencisë Rojters, me raportimin e tij e ndihmoi presidentin Rodrigo Duterte në informimin për fushatën për luftën kundër drogës në vend, kumtoi sot policia filipinase, lajmëroi DPA.

 

Policia saktësoi se Malabanan (58) mbrëmë vonë është qëlluar në kokë dhe se ishte shpallur i vdekur gjatë arritjes në spitalin në Kallbajog Siti, qytet 482 kilometra në juglindje të Manilës.

DPA lajmëron se gazetari ka qenë raportues për një gazetë në gjuhën angleze dhe rrjetin televiziv informativ në Manilë, ndërsa ka punuar edhe për agjencinë Rojters dhe ka kontribuuar për raportimin e saj për luftën kundër drogës, për çka mori çmimin Pulicer në vitin 2018.

Malabanan ka parë televizion në një shitore të lagjes në pronësi të familjes së tij në Kajbalog Siti, kur u qëllua në kokë nga një burrë i armatosur i paidentifikuar i cili kishte ikur me motoçikletë drejtuar nga një i dyshuar tjetër, ceket në raportin policor.

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin apo motivin e vrasjes, por kolegët e tij tashmë deklaruan se Malabanan ka marrë kërcënime me vdekje para se të vritet.

“Xhes e ndihmoi Rojtersin në rrëfimet për luftën me drogën, për çka fitoi çmimin Pulicer në vitin 2018”, deklaroi Mani Mogato, korrespondent i pensionuar i kësaj agjencie, që ishte pjesë e ekipit nga Manila i cili punonte në raportimet e shpërblyera.

Unioni nacional i gazetarëve të Filipineve kumtoi se Malabanan është gazetari i 22-të i cili është vrarë në këtë shtet juglindor aziatik prej se Duterte u bë president në vitin 2016.

Filipinet vlejnë si një nga vendet për të rrezikshme në botë për gazetarët, konsiderojnë grupet për liri të shtypit, përfshirë edhe Komitetin për mbrojtje të gazetarëve, selia e të cilit ndodhet në Nju-Jork.

Related posts

Hong Kongu do të forcojë karantinën Covid 19 për udhëtarët nga 16 vende

Redaksia

Rusia “publikoi dokumente konfidenciale” për Ukrainën

D V

Përkundër masave, Rusia me rekord viktimash nga koronavirusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More