Agjencia Zhurnal.mk.

Është trajneri më i ri në moshë, por ka rezultate fantastike – Elon Berisha tregon se si po e mbanë Ramiz Sadikun në krye

Skuadra nga Prishtina garon ndaj disa ekipeve mjaft cilësore në Ligën e Parë, por pas 10 xhirove gjendet në vendin e parë të Grupit B, me 19 pikë të mbledhura.

Së fundmi, Ramiz Sadiku mposhti rivalin lokal, 2 Korrikun me rezultat 0-1, duke ia rrëmbyer pozitën e liderit në këtë grup.

Në një prononcim për Gazeta Olle, ka folur trajneri i kësaj skuadre Elon Berisha, i cili ka bërë një punë fantastike me këtë grup të futbollistëve.

Fillimisht, Berisha vlerësoi rezultatet e arritura në këtë fillim të sezonit.

“Është një fillim i mbarë për ne në këtë edicion, kemi arritë gjashtë fitore, një barazim e tri humbje, mirëpo kuptohet që secila ndeshje deri tash ka qenë e veshtirë duke pas parasysh qe kemi mjaft kundërshtarë të fortë e të dëshmuar në futbollin kosovar në grupin ku garojmë”.

Tutje, trajneri i Ramiz Sadikut foli për strukturën dhe veçantinë e skuadrës që ai drejton.

“Vlen me e potencu që kryesisht struktura e ekipës këtë vit ka mbetë e njëjtë sikur e vitin e kaluar, faktorë qe na ka ndihmuar të ngrisim nivelin e performancës ekipore tutje. Mirëpo kemi pas edhe prurje në ekip nga jashtë dhe nga Juniorët, andaj kemi bo një grup shumë cilësor dhe dëshirë për lojë e sukses. Gjithashtu një karakteristikë per ekipën është se kemi moshën mesatare më të re në ekip për dallim nga ekipet tjera rreth 21 vjet, që na bën edhe më të veçantë.
Po ashtu kemi bëre përgatitjen e duhur edhe në fazë përgatitore e cila besoj po ndikon dhe po e bëjmë diferencën edhe në fushë, dhe padyshim qe kjo ecuri pozitive vjen edhe nga përmirësimi i kushteve sa i perket infrastrukturës qe ka lehtësuar realizimin e punës tonë”. tha Berisha.

Krejt në fund, Elon Berisha tregon objektivat e skuadrës së tij për këtë edicion.

“Kemi parashikuar se do të kemi ngritje edhe në poziten tabelare per dallim nga sezoni i kaluar, mirëpo jemi te kënaqur me pozitën e merituar tabelare pas 10 xhirove, e kjo falë angazhimit, seriozitetit, e harmonisë brenda grupit.
Objektiva e klubit këtë sezon është të vazhdojmë me paraqitje të mira ekipore, edhe me qëndru sa ma lartë qe ështe e mundur, e pse jo edhe hyrja në Superligë, mirëpo kjo normal kerkon shumë punë, sepse na presin ndeshje te vështira në vazhdim”, përfundoi ai.

Siç e potencoi edhe trajneri, dihet se do të jetë shumë vështirë deri në fund të sezonit, por një gjë është e sigurt, kjo skuadër meriton respektin për punën dhe rezultatet që po i arrijnë.

/Gazeta Olle/

Related posts

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy