Agjencia Zhurnal.mk.

Është shtyrë seanca për fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Tetovë, 25 prill – Është shtyrë për më 10 maj seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Tetovë, ku duhej mbajtur fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021 kur jetën e humbën 14 persona. Deri të shtyrja ka ardhur shkaku i mungesës së njërit prej të akuzuarve, drejtorit të atëhershëm Florin Besimi.

Avokati i tij i cili ka qenë i pranishëm ka sqaruar se Besimi për arsye shëndetësore nuk ka marrë pjesë në gjykim.

“Klienti më ka informuar se ka temperaturë dhe ethe dhe prandaj kërkoj shtyrje të gjykimit”, theksoi avokati.

Gjyqtari Jordan Vellkovski seancën e radhës e caktoi për më 10 maj në orën 10.

Procedura e provave për procesin gjyqësor përfundoi me dëshmitarët e fundit që u dëgjuan para tre javësh, pra më 6 prill.

На Институтот за судска медицина завршена е обдукцијата на телата  донесени од Тетово, по пожарот што во вторникот ја изгоре модуларната болница во која се лекуваа болни од Ковид-19.

Në seancën e kaluar, pas përfundimit të dëshmive, gjykatësi Jordan Vellkovski i pyeti avokatët, nëse të akuzuarit do të deklarohen, për të cilën mbrojtësit u përgjigjën se të akuzuarit nuk do të japin deklarata.

Ish drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”,  ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si subjekt juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim të rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ata në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të vitit 2022.

Related posts

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Xh M

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy