Shkup, 16 tetor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – AMFBZHR ka shpallur thirrje publike për masën 121.1 mbështetje për blerjen e bagëtisë me pedigre.
Si përfitues të kësaj mase paraqiten ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e përbashkët të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Vlera maksimale e kostove të pranueshme për shfrytëzues është 10 milionë denarë, që paraqet kthim nga investimi prej 50-75 për qind. Afati i fundit për aplikim është data 16 nëntor 2023 dhe aplikimi për këtë masë bëhet në mënyrë elektronike, pra të gjithë të interesuarit do të duhet të krijojnë një kërkesë elektronike për mbështetje financiare me të dhëna për investimin dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme përmes e- Portalit baranje.ipardpa.gov.mk”, kumtuan nga MBPEU-ja.
Nga ministria theksojnë se në këtë thirrje publike nuk kanë të drejtë të aplikojnë aplikantët që kanë kontratë të vlefshme nga vitet e kaluara për blerjen e bagëtisë, përkatësisht të njëjtit nuk e kanë realizuar investimin e planifikuar.
Nga ministria theksojnë se aplikantët të cilët kanë një kontratë të vlefshme nga vitet e kaluara për blerjen e bagëtisë, përkatësisht të cilët nuk e kanë realizuar investimin e planifikuar, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje publike.