Agjencia Zhurnal.mk.

Është martuar reperi Buta

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

 

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij shumëvjeçare të quajtur, Fjolla.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet përkrah të dashurës e me plot sharm.

Buta (Foto: Instagram)

Në këto fotografi, artisti shfaqet elegant me një kostum të zi teksa partnerja e tij me një fustan të bardhë.

“Partnerja ime e krimit”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilën ka vënë edhe një ‘emoji’ të unazës.

Buta (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke e përgëzuar çiftin e ri.

Buta nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, me projekte e mbrëmje. 

Related posts

Në cilin vend në Shkup do të jetojë Big Mama ?

Redaksia

Pozuan nudo në mes të rrugës/ Modelet ukrainase “nuk zënë” mend, pas Dubait arrestohen jo larg Shqipërisë

D V

Pse Pallati Buckingham nuk donin që Elton John të këndonte në funeralin e Princeshës Diana

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More