Agjencia Zhurnal.mk.

Është kërkuar largim i prokurores Vilma Ruskoska nga “Aleanca ndërkombëtare”

Shkup, 13 korrik – Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Frosina Remenski, të akuzuar në lëndën “Aleanca ndërkombëtare”, sot kërkuan largimin e prokurores Vilma Ruskovska. Sipas elaborimit të Jovanovskit, kërkesa për përjashtimin e prokurores është për shkak të rrethanave të reja, gjegjësisht pas përpunimit të një pjese të të dhënave nga telefoni i tij celular, të cilin ia ka kthyer gjykata.

 

Sipas Boki 13, janë përpunuar rreth njëqind mijë të dhëna nga një milion e dyqind e dyzet mijë, sa ka pasur në celular ose 286 fajlle. Ai i tha gjykatës se kishte gjetur të dhëna të fshira në celularin e tij por do të bënte përpjekje përmes mjeteve të TI për të kthyer përmbajtjen për të cilën gjykata do të marrë një raport të plotë se si do të bëhet kjo.

“Kam pasur komunikim verbal dhe me shkrim me përfaqësuesin e kësaj aktakuze në telefonin tim. Personi është prirur nga urrejtja personale dhe me paramendim që shkaqet të interpretohen. Kam komunikuar me personin Vilma, të cilin do ta paraqes në këtë USB, do të shihet se si Vilma më informon për arrestimet dhe ndalimet e disa personave, më jep informacione në lidhje me veprimet zyrtare për të përdorur hapësirën mediatike të 1tv të atëhershëm. Në këtë komunikim do të shihen edhe kualifikime personale për njerëz të caktuar siç vepronte Vilma. Vilma më informoi për arrestimin e Stevço Jakimovskit dhe më tha që duhet të dërgoja një ekip televiziv”, tha Jovanovski.

Pas kësaj, kryetarja e dhomës gjyqësore, Sofçe Gavrillova Efremovska, e paralajmëroi Jovanovskin se dëshmitë duhej dorëzuar dhe aprovuar së pari, dhe pastaj të paraqiteshin.

Mbrojtësi i Jovanovskit, Sashko Dukoski, shpjegoi për mediat se kërkesa për përjashtim ishte për shkak të një dyshimi të fortë për paragjykim në veprimet kundër Jovanovskit dhe se ajo u zbulua në analizën e materialit nga telefoni i të pandehurit

Related posts

Pamje e re e shetitores para Parkut të Qytetit

Z H

Tashev: Të ngrihen përkohësisht bisedimet e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore

D V

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More