Agjencia Zhurnal.mk.

Është dakorduar ndërprerje e zjarrit mes palëve të konfliktuara në rajonin etiopian Tigraj

Pas pothuajse luftimit dyvjeçar, Qeveria etiopiane dhe Fronti çlirimtar popullor i Tigrej (TPLF) u dakorduan për ndërprerje urgjente të zjarrit, lajmëroi DPA.

 

Ndërmjetësi i Unionit afrikan (UA), ish-presidenti nigerian Olusegun Obasanjo, sot lajmëroi për përparimin në negociatat në Afrikën e Jugut, pas një jave të fillimit të tyre formal.

Marrëveshja ishte nënshkruar para kamerave në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretori.

Qeveria qendrore etiopiane prej nëntorit të vitit 2020 është përfshirë në luftime të rënda me TPLF-në kryengritëse. Luftimet sërish u ndezën në gusht, por shumë shpejtë të dy palët e konfliktuara u dakorduan për negociata paqësore me ndërmjetësim të Unionit afrikan, transmetoi DPA.

Në konfliktin, që nga Tigraj i përhap në rajonet fqinje Amhara dhe Afar, janë vrarë mijëra, ndërsa janë dëbuar miliona persona nga shtëpitë e tyre, përderisa qindra mijë janë lënë në skaj të urisë.

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), mbi pesë milionë persona në Tigraj tani janë të varur nga ndihma humanitare.

Related posts

“Ndikimi rus në Ballkan është ende i pranishëm”, Mujanoviq: Dodik dhe Vuçiq janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm

Xh M

A jemi vërtet vetëm? Shkencëtarët së shpejti shpresojnë të ‘zhbllokojnë’ sekretet e universit!

D V

Xi Jinping: Kina do t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës këtë vit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More