Agjencia Zhurnal.mk.

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

Shkup, 11 shtator – Regjistrimi po zhvillohet me intensitet dhe temp normal, ndërsa qytetarët janë inkurajuar dhe kanë besim në regjistruesit, informojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

 

Theksojnë se gjatë zbatimit të aksioneve me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale paraqitja e problemeve teknike.

“Ditëve të fundit janë paraqitur një numër i madh spekulimesh rreth asaj se si zbatohet regjistrimi në shtet dhe me çfarë problemesh përballet ESHS-ja në aktivitetet në terren. Gjatë realizimit të aksioneve të mëdha të tipit të regjistrimit, me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale të paraqiten probleme teknike, por që tejkalohen në afat sa më të shkurtë”, kanë thënë në ESHS.

Nga ESHS njëherësh theksojnë se pas këtij operacioni statistikor qëndron ekip ekspertësh për mbështetje të cilët janë në dispozicion të regjistruesve dhe të cilët drejtpërdrejtë e ndjekin procesin e regjistrimit në terren dhe intervenon në momentin nëse paraqitet ndonjë problem.

Related posts

Gashi: Alternativa i dha stabilitet kësaj Qeverie

Xh M

“Klub Z” Bullgaria: Urgjentisht Bullgaria duhet të bëjë gjithçka që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së

Z.H

KSHZ: Nuk është përmbushur jehona në zgjedhjet për kryetar komune në Qendrën e Zhupës

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More