Agjencia Zhurnal.mk.

ESHS: Në vitin 2020 mbulimi i importit me eksportin është 76,1 për qind

Shkup, 28 prill – Në vitin 2020 nga vendi gjithsej janë eksportuar mallëra me vlerë prej 356,547 miliardë denarë ose 5,781 miliardë euro, që paraqet ulje për 9,9 për qind në krahasim me vitin paraprak. Në periudhën e njëjtë janë importuar mallëra me vlerë prej 468,688 miliardë denarë, respektivisht 7,599 miliardë euro, që është rënie prej 7,9 për qind në krahasim me vitin 2019.

Sipas të dhënave definitive të Entit shtetëror për statistikë (ESHS), deficiti tregtar në vitin 2020 është 112,141 miliardë denarë ose 1,818 miliardë euro, ndërsa mbulimi i importit është 76,1 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe në eksport në vitin 2020 kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike ose bashkëdyzimi i tyre, përçues për djegie e ngjashëm, për automjete, aeroplanë dhe anije, pjesë të ulësve nga nëngrupi 821.1 dhe feronikli. Në import më së shumti janë përfaqësuar platina dhe legurat e platinës, të papërpunuar ose në pluhur, vajërat e naftës dhe vajërat e marra nga mineralet bitumenoze, prodhimet e rrafshuara nga hekuri ose çeliku…

Në vitin 2020 vendi më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy