Agjencia Zhurnal.mk.

ESHR në Kuvend e dorëzoi programin vjetor për punë

Shkup, 28 dhjetor – Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR), në përputhje me Ligjin për revizion shtetëror, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dorëzoi programin vjetor për punë të ESHR-së për vitin 2022.

Ata bëjnë të ditur se për vitin 2022 planifikojnë të kryejnë gjithsej 183 revizione, nga të cilat 166 revizione rregullsie, 12 revizione të suksesit dhe 5 revizione të përputhshmërisë. Nga totali i revizioneve të planifikuara, 45 revizione i referohen subjekteve dhe temave për revizion në përputhje me Ligjin për revizionin shtetëror dhe 138 revizione i referohen subjekteve që kanë marrë pjesë në Zgjedhjet lokale 2021.

“Deri në ditën e përgatitjes së Programit vjetor të punës së ESHR-së për vitin 2022 janë pranuar gjithsej 38 kërkesa për revizion, shumica prej të cilave janë kërkesa të qytetarëve ose 47 për qind edhe kërkesa nga njësitë e vetëqeverisjes lokale (NJVL) ose 21 për qind. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të pranuara për revizion, Enti Shtetëror i Revizionit ka pranuar 15 kërkesa për revizon, gjegjësisht 39 për qind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për revizion”, thonë nga ESHR-ja.

Related posts

Zaharova i quan egoistë Maqedoninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi

Z.H

Kovaçevski kërkon nga të gjithë deputetët të mbështesin masat e reja në vlerë 400 milion euro

Z.H

Kaos në poliklinikën në Draçevë, sulmohet mjeku kujdestar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More