Agjencia Zhurnal.mk.

ESHR ka konfirmuar dobësitë institucionale në menaxhimin e ndihmës jofinanciare të marra gjatë kohës së pandemisë

Shkup, 13 korrik  – Dobësitë dhe paqartësitë në përcaktimin e kompetencave të institucioneve të përfshira në procesin, mospërfshirja e epidemive me Ligjin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, objektivat
strategjike të papërcaktuara, ekipimi i pamjaftueshëm i kuadrit dhe mos vendosja e evidencës së kontabilitetit të donacioneve të marra, si dhe nevoja për vendosje e të procedurave/protokolleve dhe kontrollin në pjesën e pranimit, shpërndarjes dhe përdorimit të ndihmës jofinanciare në lidhje me parandalimin dhe mbrojtjen nga pandemia dhe nga krizat e mundshme shëndetësore në të ardhmen, konfirmoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) gjatë revizionit të kryer të harmonizimit me temën “Marrja e ndihmës jo financiare, shpërndarja  dhe përdorimi  nga  institucionet në sektorin publik me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen  nga pandemia e shkaktuar nga virusi i  koronës Kovid-19”.

 

Siç informon ESHR, revizioni ka të bëjë për periudhën nga 01 marsi deri më 30 nëntor të vitit 2020, ndërsa disa çështje dhe ngjarje  janë përfshirë edhe rrjedhimisht deri në ditën e raportimit nga revizioni i kryer.

“Pandemia e shkaktuar nga virusi i koronës COVID-19 ka rritur nevojën për pajisje mbrojtëse mjekësore dhe pajisje mjekësore në sistemin shëndetësor për shkak të të cilave një numër i madh i personave fizik dhe juridik dhe donatorë të huaj kanë bërë donacione në formë të ndihmës jofinanciare. Në bazë të donacioneve të pranuara, për periudhën nga 01.03.2020 deri më 30.11.2020,
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka nënshkruar gjithsej 75 marrëveshje për donacion në
shumën totale prej 83,4 milion denarë dhe 137 mijë euro”, citohet në kumtesë.

Për donacionet e theksuara, MSH ka ndërmarrë aktivitete për të kontraktuar marrëveshje me donatorët, duke i evidentuar ato në pasqyrë tabelore (materialet harxhuese të marra dhe të lëshuara dhe mjete për mbrojtje, si dhe automjete të donuara dhe të shpërndara), por nuk kanë vendosur evidencë kontabiliteti që ka të bëjë me dokumentacionin jo të plotë të dorëzuar për evidentimin në kontabilitetit.

“Në periudhën para fillimit të pandemisë sistemi shëndetësor materialit mjekësor harxhues rezervë për mbrojtje personale ishte i pajisur me 120 respiratorë në nivel të RMV-së, të cilët u përdoren për mjekimin të pacientëve të sëmurë nga COVID-19. Midis ndihmës së marrë, për parandalim nga pasojat e virusit COVID-19, janë marrë edhe 294 respiratorë nga donatorë të huaj dhe vendas”, informojnë nga ESHR.

Revizioni konstatoi se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e RMV-së (DMSH) nuk ka miratuar Strategji të re Kombëtare për Mbrojtje dhe Shpëtim në periudhën pas vitit 2018 me një plan veprimi në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të pasojave dhe përgatitjen e sistemit, që udhëzon në prani të rreziqeve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

“Në vitin 2017 është miratuar Plan për gatishmërinë dhe reagim të sistemit shëndetësor gjatë
menaxhimit me gjendje të emergjencave, të krizave dhe të fatkeqësive, por që nga miratimi i planit deri në shfaqjen e pandemisë, nuk janë prezantuar raporte për realizimin e aktiviteteve të parapara. Bazuar në Vendimin e Qeverisë, më 23.03.2020 DMSH aktivizoi Mekanizmin për Mbrojtjen Civile të BE-së, i cili lidh RMV me Rrjetin Evropian të Menaxhimit me Fatkeqësitë me të cilin mundësohet qasja në burimet për menaxhimin me fatkeqësitë të ndryshme natyrore ose fatkeqësitë të shkaktuara nga faktori njeri.  Përmes mekanizmit ndërkombëtar, DMSH ka marrë donacione të huaja në vlerë totale
prej 65,5 milion denarë. Për këto donacione të marra në formë të materialeve dhe pajisjeve mbrojtëse mjekësore nuk është mbajtur evidencë të materialit dhe të kontabilitetit”, citohet në kumtesë.

Përveç ndihmës së marrë nga personat juridik dhe fizik vendas, shteti gjithashtu siguroi donacione
nga më shumë donatorë të huaj ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE), ndihmat jofinanciare të marra nga donatorë të huaj ndërkombëtarë arrin në 125,7
milion denarë.

“Ne arritëm në përfundimin se në nivel kombëtar nuk është vendosur mekanizëm për përcjelljen e vazhdueshme të informacionit nga ana e përdoruesit buxhetor, marrës të donacioneve tek SÇE për shumën e donacioneve të marra, pavarësisht detyrimi ligjor për një veprim të tillë. Mungesa e një sistemi të vetëm qendror për marrjen, monitorimin dhe shpërndarjen e të gjitha donacioneve nga donatorët e huaj, krijon rrezikun e mungesës së të dhënave dhe informacioneve të plota mbi donacionet e marra në nivel shtetëror, të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e nevojave reale dhe zhvillimin e politikave për të vepruar me donacionet”, shtohet në kumtesë.

Në raportin e publikuar të revizionit, në pjesën e ekipimit të kuadrit tek institucionet kompetente është përcaktuar se institucionet kompetente për kryerjen e veprimit në pjesën e sigurimit dhe koordinimit të ndihmës ndërkombëtare dhe vendase, organizimin e pranimit, shpërndarjes dhe evidnetimit të donacioneve jofinanciare përballen me ekipim të pamjaftueshëm të kuadrit.

“Për të konfirmuar gjendjen e donacioneve të marra të dedikuara për menaxhimin e sistemit shëndetësor me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19, revizioni dorëzoi pyetësorë tek 23 Institucione të Shëndetit Publik (ISHP) për të përcaktuar mënyrën e të vepruarit dhe përdorimit të tyre, evidentimin dhe kontrollin e tyre nga ana e institucioneve shëndetësore. Ministria e Shëndetësis në drejtim të marrjes së të dhënave të plota dhe transparente për gjendjen me pajisjet mjekësore me të cilat disponojnë ISHP-të ka vendosur sistem të integruar informatik shëndetësor, por një pjesë nga istitucionet shëndetësore nuk i fusin plotësisht të dhënat për pajisjet e marra si donacione edhe përkundër detyrimit ligjor për ti mbajtur të dhënat e tyre të azhurnuara”, potencojnë nga ESHR.

Personat përgjegjës në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë përgatitur analiza për dinamikën e azhurnimit të të dhënave në sistemin, si bazë për vlerësimin e nevojave reale nga donacionet për institucionet shëndetësore.  IShP-të nuk kanë procedura, udhëzime, protokolle ose udhëzime të shkruara me të cilën do ta rregullojnë mënyrën e pranimit dhe të vepruarit me donacionet e marra të pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse mjekësore për tu përballur me virusin COVID 19 dhe kompetencat
e personave përgjegjës të përfshirë në aktivitetet.

“Kjo mënyrë e veprimit krijon një mundësi për shmangien e aktiviteteve të kontrollit në pjesën e pranimit, evidentimit dhe shpërndarjes së donacioneve gjegjësisht menaxhimin e tyre të plotë.  RMV ka marrë donacion të pajisjeve mbrojtëse mjekësore nga donatorët ndërkombëtarë për të luftuar pasojat nga virusi i koronës gjatë së cilës është përcaktuar që një pjesë e pajisjeve të donuara mungojnë”, potencojnë revizorët.

Mungesa e përgjegjësive të përcaktuara qartë nga institucionet e përfshira në procesin e pranimit, menaxhimit (magazimit, ruajtjes, sigurimin) dhe kontrollit të donacioneve të huaja për tu përballur me pasojat nga COVID19 ndikon në mundësinë e veprimit jo adekuat, gjegjësisht në përdorimin e tyre jo të plotë.

“Kemi konstatuar se informacionet për donacionet e marra në lidhje me virusin Korona janë pjesërisht transparente dhe të disponueshme për publikun dhe atë në faqen e internetit të Qeverisë së RMV-së
(https://finansiskatransparentnost.koronavirus.gov.mk) janë publikuar të dhëna për donacione jofinanciare të marra vetëm për periudhën nga 16.03.2020 deri më 28.05.2020. Për shkak të gjendjes së lartëtheksuar palët e interesuara dhe qytetarët nuk kanë pasqyrë të plotë në të dhënat për donacionet jofinanciare të marra në shtet të dedikuara për përballjen me pandeminë Kovid, me të dhënat për donatorët, lëndët e donacioneve, vlerën financiare dhe dedikimin e donacionit”, shtohet në kumtesën e ESHR-së. 

Related posts

Ekspertët: Mungesa e kontrolleve të shpeshta të automjeteve çon në aksidente fatale

Redaksia

ODIHR filloi misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale

N E

Debat publik për korrupsionin në jurisprudencë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More