Agjencia Zhurnal.mk.

ESHA dorëzon propozim për pezullim të pagesës së mjeteve për kompenzim për pjesmarësit në fushatë

Shkup, 22 tetor – Enti Shtetëror i Auditimit i ka dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve propozim për pezullimin e pagesës së mjeteve të paguara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për kompensimin e shpenzimeve për financimin e fushatës zgjedhore për pjesëmarrësit në fushatën për zgjedhje lokale. Propozimi u referohet pjesëmarrësve të cilët nuk kanë dorëzuar raport në ESHR brenda afatit të përcaktuar me ligj ose nuk e kanë dorëzuar atë me përmbajtje të përcaktuar, me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit të parashikuar nga neni 84-b paragrafi 2 i nga Kodi zgjedhor.

 

“Propozimi është dorëzuar në pajtim me nenin 177-a paragrafi 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51 / 11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/ 16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 98/19, 42/20 dhe 74/21 dhe 215/21), kumtoi ESHR.

Enti Shtetëror i Auditimit, për të informuar me kohë dhe transparentë të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, lidhur me detyrimet që dalin nga dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të Kalendarit të rishikuar për zhvillimin e aktiviteteve zgjedhore për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunalë dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe Kryetarët e Komunave dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit 2021, të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, informuan dhe vunë në dukje obligimet e parapara me ligj të parapara për secilin nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021.

“Duke e marrë parasysh se në përputhje me nenin 76-e të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i paguan shpenzimet për reklamat politike të publikuara me pagesë në bazë të faturës së dorëzuar nga transmetuesit, mediat e shkruara dhe media elektronike (portalet e internetit) brenda 30 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare, Enti Shtetëror i Auditimit vë në dukje nevojën për të gjithë pjesëmarrësit në Fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, të cilët deri më tani nuk i kanë dorëzuar raportet, ndërsa kanë qenë të obliguar, të njëjtën ta bëjnë sa më parë, thuhet në kumtesën e ESHA-së.

Raportet mund të dorëzohen në arkivin e ZSHA-së ose në mënyrë elektronike, të dërgohen me e-mail të pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore me të cilin është i regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Shahpaska: Deputetët e opozitës të mos i bllokojnë ndryshimet ligjore që dita e diel të jetë ditë për pushim

D V

Mickoski: Shkupin e presin kohëra më të mira, e ardhmja e re është ëndrra jonë

Redaksia

Në UT u mbyll afati i tretë i regjistrimit për vitin akademik 2021/22

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More