Agjencia Zhurnal.mk.

Escobar: Mbështesim dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Në një intervistë me televizion N1 të Sarajevës, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

 

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllë kapitujt për të ecur drejt anëtarësimit në BE. Të zgjidhim dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosim marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se cila është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është dialogu.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

Ai ka folur gjithashtu edhe rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Serbe. 

Related posts

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftojë që të bëjnë hetim publik, ta vendosin qytetarët e Kosovës kush po e thotë të vërtetën

D V

Kryeprokurori i Mitrovicës: Do të trajtohen lëshimet eventuale të prokurores në rastin e gruas nga Llausha, që u vra nga bashkëshorti

D V

Flet bashkëpunëtori i Astrit Ademajt: Qëndruam deri në ora 18:00 bashkë, nuk shprehi ndonjë shqetësim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More