Agjencia Zhurnal.mk.

Ervis Martinaj u nxorr në pritë nga një vajzë! Detaje nga dosja hetimore

Ervis Martinaj dyshohet se është nxjerrë në pritë nga një femër, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur! Ky është përfundimi në të cilin ka dalë grupi hetimor që merret me zhdukjen e të shumëkërkuarit, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej datës 9 gusht.

 

“Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët. Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur. Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova. Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë,”- thuhet në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala.

Related posts

Ndarja nga jeta e artistit Sherif Merdani – Rama, Basha dhe Meta mesazh ngushëllimi

Redaksia

Ina Zhupa u drejtohet të rinjve: Mos u largoni nga vendi, por merruni me politikë

Xh M

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve në Shqipëri do të vazhdoj edhe vitin tjetër, inflacioni parashikohet në 4.5 për qind në 2022

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More