Agjencia Zhurnal.mk.

Erkan Arifi: Shkolla “Rilindja” gati për rikthimin e nxënësve

Shkup, 31 gusht – Ka përfunduar edhe lyerja e klasave në SHFK Rilindja. Këtë lajm të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e ka dhënë kryetari Erkan Arifi nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Së bashku me banorët të cilët kanë ndihmuar në disa sfera gjithçka është e mundur dhe në të mirë të shoqërisë.Advertisements

 

Pas rekonstruimit të nyjeve sanitare në ( 3 ) tre objektet e SH.F.K. ” Rilindja “, përfundimit të nxemjes qendrore, ndrrimit të gjitha dritareve dhe derës së hyrjes tek shkolla qendrore, furnizimit të ( 6 ) tabelave të mençura – smart, rregullimin e oborrit te shkolla periferike Llojan, këtyre ditëve para fillimit të vitit të ri shkollor 2021 / 2022 me prani fizike, përfunduan edhe punimet e lyerjes së klasave tek shkolla qendrore.

Duhet cekur se në këtë shkollë edhe vet banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë, përmes shoqatave e tjerë, kanë kryer punë si psh. ndërrimin e dyerve te shkolla qendrore, lyerje të disa klasave, izolim të shkollës periferike në Vaksincë, sigurim të karrikave e bankave e tjerë, për çka komuna, drejtoria dhe stafi i shkollës i falemenderojn për kontributin e dhënë.

Related posts

Mickovski: VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar, ndërsa në zgjedhje shkon me kuadro të reja

D V

Afrim Gashi: U morëm vesh për ta rrëzuar Qeverinë LSDM-BDl (Video)

D V

Në mesnatë përfundon paraqitja për votim e persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa paraqitja e personave me Kovid-19 më 11 tetor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More