Agjencia Zhurnal.mk.

Erërat e forta në vend shkaktojnë dëme në rrjet

Derisa erërat e forta po vazhdojnë të mbretërojnë në vend, KEDS ka deklaruar se në disa zona janë lokalizuar prishjet dhe ekipet janë mobilizuar në sanimin sa më të shpejtë të tyre.

Ndërsa në disa zona tjera sikurse është Vushtrria, KEDS ka thënë se për shkak të erërave të forta është e pamundur të intervenohet për momentin, për shkaqe sigurie.

Qendra Dispeqerike dhe ekipet në terren po vlerësojnë situatën dhe në momentin që u jepet mundësia do të intervenojnë për të sanuar dëmet në rrjet dhe rikthyer energjinë elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve sikurse kërkojmë që në zonat ku ka erëra të kenë kujdes të shtuar”, apelon KEDS-i. 

Related posts

Zgjatet udhëtimi me aeroplan nga Tokio në Londër, kjo pasi asnjë aviokompani më nuk e shfrytëzon hapësirën ajrore ruse

D V

Video: Droni turk “Bayraktar” po i gjuan si lepuj tanket ruse në Ukrainë

I Z

Dy burra u shpëtuan pas 29 ditësh të humbur në det, përfunduan 400 kilometra larg nga vendi ku filloi udhëtimi i tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More