Agjencia Zhurnal.mk.

Erdogani paralajmëron referendum për mbajtjen e shamisë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se partia e tij mund të vendosë në një referendum amendamentet kushtetuese për të mbrojtur të drejtën e grave për të mbajtur shami.

 

Kjo lëvizje e tij, nga disa turq shihet si një përpjekje për të anashkaluar opozitën në një çështje dikur thellësisht përçarëse.

Siç vë në pah Reuters, Partia qeverisëse AK (AKP) e presidentit Tajip Erdogan u takua me opozitën për këtë çështje ndërsa partitë po luftojnë për rritjen e mbështetjes përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vendosura për qershorin e ardhshëm, me sondazhet që tregojnë “rrëshqitje” të mbështetjes për qeverinë e Erdoganit.

Ndërkohë sondazhe të tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë islame si një pikë debati, ndërsa kritikët dhe opozita thonë se objektivi i vërtetë i ndryshimeve është komuniteti LGBT+.

Shamia ishte dikur një burim mosmarrëveshjeje të thellë në Turqinë myslimane por laike – me strukturën e saj dikur e fuqishme laike që e pa atë si një simbol të islamit radikal dhe një kërcënim për rendin laik.

Por çështja pushoi së ngjalluri polemika pas reformave nga AKP gjatë 20 viteve të saj në pushtet.

Megjithatë, partia laike CHP, një parti që ka kundërshtuar prej kohësh mbajtjen e shamive në parlament dhe zyrat publike, e ringjalli këtë çështje muajin e kaluar – në një përpjekje për të tërhequr mbështetje nga turqit e devotshëm.

Si kundërpërgjigje, Erdogan propozoi një reformë kushtetuese për këtë çështje që përfshin masa për të mbrojtur familjen nga ato që ai i quajti “prirje perverse”, që duket se synon ligjet globale të martesës së të njëjtit seks.

Ai tha se një referendum mund të thirret nëse projektligji nuk fiton mbështetjen nga minimumi 360 deputetë në parlamentin prej 600 vendesh që nevojiten për ndryshimet kushtetuese.

AKP dhe aleatët e saj nacionalistë kanë 334 vende.

“Ne jemi gati të ndërmarrim hapa të tjerë duke përfshirë një referendum”, u ka thënë Erdogan deputetëve të AKP-së në parlament.

AKP zhvilloi bisedime me tre parti opozitare të mërkurën dhe më e madhja, Partia Republikane Popullore (CHP), tha se nuk do t’i mbështeste amendamentet./

Related posts

Nëntë alpinistë e humbën jetën, tre janë shpëtuar nga vullkani i akullt në Kamçatka

Xh M

Putin do t’i nënshtrohet një operacioni për kancer, pushtetin do t’ia transferojë “përkohësisht” ish-shefit të FSB-së

D V

Pas takimit të G7, Biden: Ramë dakord të ecim përpara me sanksione shkatërruese kundër Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More