Agjencia Zhurnal.mk.

Erdogan pritet ta vizitojë Maqedoninë e Veriut

Ankara, 19 Qershor – Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pritet të reqlizojë vizitë zyrtare në vendin tonë. Vizita do të realizohet me ftesë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ftesa për vizitë zyrtare presindetit turk i është bërë gjatë vizitës që Kovaçevski realizoi ne Turqi, ku nga presidenti Erdogan u prit në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll.

“ “Kryeministri Kovaçevski i dorëzoi ftesë presidentit Erdogan që ta vizitojë vendin tonë, si vazhdimësi e gjitha vizitave tjera në nivel të lartë dhe për inkurajim të projekteve të shumta që janë ndermarrë për avancim plotësues mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë”, njoftoi kabineti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Për momentin nuk ka datë konkrete, shkaku i agjendës së ngarkuar të presidentit turk si rezultat i luftës në Ukrainë, ku Turqia është ndër shtetet më të angazhuara në drejtimit të krijimit të kushteve për biseda paqësore.
Por nëse lejojnë rrethanat, nuk përjashtohet mundësia që vizita e presidentit Erdogan në Shkup të realizohet më 26 gusht kur bëhen 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia këtë vit shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të cilat karakterizohen me raporte bilaterale tradicionalisht të afërta dhe miqësore. Turqia është një prej partnerëve më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë së Veriut me potencial që shumë shpejt ta kalojnë shifrën e një milliard dollarësh shkëmbimi në nivel vjetor.

Në takimin e fundit Erdogan-Kovaçevski në Stamboll është biseduar edhe për krizën e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet për parandalimin e katastrofës humanitare.

Erdogan disa muaj ka jetuar në Tetovë

Lidhjet e presidentit Erdogan me Maqedoninë e Veriut nuk janë thjeshtë zyrtare, por edhe emocionale. Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte dënuar dekada më parë për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.

Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, asokohe kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.

Pas daljes së tij nga burgu, ish numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, ka jetuar 3 muaj në një qytet shqiptarësh.

Erdogan, që sot përveç postit të presidentit të Turqisë mban edhe postin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ka kaluar një pjesë të vogël të jetës së tij në Tetovë. Njëkohësisht një nga këshilltarët më të afërt të presidentitturk është shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri.

Related posts

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy