Agjencia Zhurnal.mk.

Erdogan: Periudhën me Covid e kalova shumë lehtë

Deklaratën e parë pasi mposhti Covid 19 zgjodhi ta jepte për gazetarët pasi fali namazin e së premtes në Stamboll. Presidenti turk Erdogan u shpreh i lumtur që arriti ta fitonte betejën me virusin ndërsa tha se gjithçka kaloi lehtë. Dy dozat Sinovac dhe Pfizer sipas tij e dhanë efektin.

“Mund të them se këtë periudhë e kalova shumë lehtë. Jam i sigurt se ka ndikuar edhe vaksinimi. Falë imunizimit e kalova sëmundjen në një kohë të shkurtër. U negativizova pas 5 ditësh. Gjatë kësaj periudhe nuk kam ndjerë lodhje, këputje apo mërzitje. Kam vijuar normalisht punën nga shtëpia si për çështje kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare”.

Erdogan paralajmëroi një vizitë zyrtare të hënën në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa tha se iu lut Zotit që në udhëtim ta shoqërojë edhe bashkëshortja e tij e cila ende nuk ka arritur të shërohet.

Related posts

Rrahje brutale mes pesë personave në metronë e Barcelonës

D V

Bjellorusia po vendos forcat speciale në kufirin me Ukrainën

Xh M

Të vendosur për të fituar, Zelensky: Ta ndalim luftën para se të shkatërrojë jetën e njerëzve edhe në Europë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More