Agjencia Zhurnal.mk.

Erdogan nis hakmarrjen për shpërthimin me bombë në Stamboll, mbi 20 sulme gjatë natës, 12 të vrarë

Të paktën 12 ushtarë të qeverisë dhe luftëtarë kurdë në Kobani u vranë gjatë një operacioni ushtarak turk që filloi në mesnatë.

 

Duke folur për një operacion shumë të mirëplanifikuar, në Qendrën Operative të Forcave Ajrore, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i shoqëruar nga komanda e forcave të armatosura dha urdhër për fillimin e operacionit.

Ai bëri me dije se ky operacion u krye në bazë të të drejtave të vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim eliminimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria.

Sipas tyre qëllimi është sigurimi i kufijve dhe eliminimi i terrorizmit në burimin e tij.

“Ju keni përfunduar me sukses operacionin. Ne jemi krenarë për këtë”, u tha Akar pilotëve në radio pasi bombardimet përfunduan dhe aeroplanët u kthyen në bazat e tyre, duke shtuar se ai ishte krenar për ta dhe i ofroi urimet e tij.

“Terroristët dhe strukturat që u përkisnin terroristëve u shkatërruan. Qëllimi ynë është siguria e 85 milionë qytetarëve tanë dhe kufijve tanë dhe t’i përgjigjemi çdo sulmi tradhtar ndaj vendit tonë,” tha Akar, i cili shtoi se operacioni kundër objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri që nga mesnata ishte planifikuar dhe ekzekutuar me kujdes.

Operacioni, tha ai, ishte planifikuar mirë për të shmangur viktimat civile.

Kujtojmë se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të dyja e konsiderojnë PKK-në një grup “terrorist”, por nuk pajtohen për statusin e grupeve kurde siriane që kanë qenë aleate me Uashingtonin në luftën kundër grupit ISIL (ISIS) në Siri.

Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar të premten se kishte frikë nga një veprim i mundshëm ushtarak nga Turqia, duke i këshilluar shtetasit e saj të mos udhëtonin në Sirinë veriore dhe Irak.

Related posts

Sllovakia mbështet embargon ndaj naftës ruse, por ka një kusht

D V

Nensi Pelosi pozitive në Kovid-19

Xh M

Në sulmin raketor të militantëve sirian janë vrarë 10 ushtarë, rusët u përgjigjen me sulme ajrore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More