Agjencia Zhurnal.mk.

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Recep Tayyip Erdogan ka humbur besimin e qytetarëve sipas një sondazhi të fundit të realizuar në Turqi.

Presidenti i Kompanisë Kërkimore Eurasia, Kemal Ozkiraz ndau hulumtimin e fundit zgjedhor të ORC, një kompani e afërt me AKP-në e Erdoganit.

Shkalla e atyre që thanë se nuk do të votonin për presidentin aktual nëse do të kishte zgjedhje këtë të diele ishte 44.2 për qind krahasuar me 53.7 që ishte herën e kaluar, raporton duvar.

Numri i atyre që thanë se do të votonin ishte 42.8 për qind gjersa të pavendosur ishin 13 për qind.

Theksojmë se kohët e fundit, mafiozi turk, Sedat Peker ka hedhur akuza të mëdha për krim dhe korrupsion në llogari të të parit të shtetit turk.

Ndryshe, Erdogan ishte zgjedhur president në raundin e dytë pasi mori mbështetjen e njërës parti opozitare, MHP të Devlet Bahçeli. 

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy