Agjencia Zhurnal.mk.

Enver Pajaziti fton banorët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe falenderon qytetarët për përkrahjen

Shkup, 31 tetor – Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës sot shfrytzoi  të drejtën e votës dhe përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në fb ju bëri thirrje banorëve të dalin masovikisht në votim dhe falenderoi qytetarët për përkrahjen e madhe që po ja japin. Përcjell Top24.

 

Shkrimi i plotë:

Sot është dita Juaj të nderuar banorë të Bërvenicës,
Sot Ju merni vendimin për 4 vitet e ardhëshme,
Apeloj që të gjithë të shfrytëzoni votën Tuaj, të dilni masovikisht në votim vëllezër, motra, prindër, nëna, familjarë.

Apeloj që të kalojmë ditën e sotme si të jetë një ditë feste e demokracisë, dhe përgjegjësia për 4 vitet e ardhëshme buron nga vota e sotme.

Falenderoj të gjithë banorët, partitë politike, mërgimtarët që kanë ardhur, me respekt të madh dhe ju siguroj që 4 vitet e ardhëshme do të vazhdoj të jem pranë Jush me hallet Tuaja sepse unë jam njëri nga Ju.

Votoni ”

Related posts

Shtyhen masat për të pavaksinuarit, për momentin ka 8281 raste aktive

Z H

Analizë: Ndërtimet ilegale në Ohër trefish më shumë se sa në Çair

Z H

Nikolovski: Finalizohet propozim ligji për origjinën e pronës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More