Agjencia Zhurnal.mk.

Engel: Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën

Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Izraeli kishte të drejtë që ka njohur Kosovën dhe se ai është i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem.

Engel në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka pasur edhe disa kritika për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth marrëdhënieve me Izraelin, transmeton Telegrafi.

“Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jeruzalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiq është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm për ta që të stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë ai.

Ndryshe, më 14 mars Kosova zyrtarisht ka njoftuar për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ky veprim kishte sjell reagimin e BE-së, Turqisë dhe disa shteteve arabe, ndërkohë që është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Kuvendi me Rezolutë që dënon sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

D V

Kusari-Lila thotë se Serbia dëshmoi që s’ka ndryshuar, ka mbetur ajo e Millosheviqit

D V

Kuvendi mban një minutë heshtje për rreshterin Afrim Bunjaku

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!