Me anë të ‘reactions’ dhe komenteve, lexuesit tanë kanë zgjedhur portierin e Gjilanit, Enea Koliçin si portierin më të mirë gjatë stinorit vjeshtor.
Pothuajse 600 reagime dhe mbi 100 komente vendosën për ‘gardianin’ më të mirë të këtij stinori, ku shumicën e votave i siguroi Koliçi.
Koliçi u paraqit në të gjitha ndeshjet e Superligës në këtë edicion, ku në 18 takime e mbajti plot shtatë herë portën e paprekur.
Pritjet e tij ishin shpesh vendimtare që Gjilani të siguronte pikë dhe të shpallej kampion vjeshtor.
Lexuesit e Gazetës Olle, në vendin e dytë e vendosën portierin e Dritës, Faton Malokun i cili gjithashtu ishte ndër më mirët te bardhekaltrit.
Top treshen e portierëve me më së shumti vota e mbylli ‘gardiani’ i Llapit, Marijan Coric.
/Gazeta Olle/