Agjencia Zhurnal.mk.

Ende pa hy në Qeveri, kërkohet dalja e Alternativës prej saj!

Shkup, 15 dhjtor – Kanë kaluar dhjetë ditë nga marrëveshja për koalicionim qeverisës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi, mirëpo pjesëmarrja e Alternativës ende nuk është efektuuar me emërime të drejtorëve të saj, siç ishte paralajmëruar. Dhe deri sa partia ende bën kalkulime se kush në cilin post të emërohet, kanë aritur kërkesat që Gashi të dalë pa qeverie.

 

Një kërkesë të tillë e ka bë kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili tha se nëse vendi nuk fiton datë për fillim të negociatave me BE-në, atëherë Alternativa duhet të dalë nga Qeveria. Mickovski pretendon se qëllimi i  bashkimit të Alternativës me shumicën parlamentare ishte marja e datës për negociata, gjë që nuk ndodhi.

“Çështja kyçe e cila i bashkon ata me shumicën parlamentare është fillimi i negociatave. Nëse kjo nuk ndodh atëher vlerësoj se ata duhet të dalin, t’i tejkalojnë suetat dhe frustrimet e tyre dhe të thonë bëjmë thirrje për bashkim të opozitës. Është e qartë se kjo qeveri kështu siç është nuk ka ardhmëri dhe se është e domosdoshme të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe formim i Qeverisë që nuk do të përfshijë BDI-në dhe LSDM-në”, tha Mickovski, transmeton Zhurnal.

Mirëpo para Mickovskit, zërat për rishqyrtim të pozicionit u paraqitën brenda vetë Alternatvës. Ishte deputeti i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd”, ai që tha se partia të cilës i përket ai, duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse vendi nuk merr datën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Është një tentativë që vendi të bëhet pjesë e BE-së, por nëse mund të vijë deri te mundësia e dështimit, mendoj se do të duhet të diskutohet edhe në kuadër të partisë kjo çështje sepse një prej pikave për të cilat ne u zotuam ishte edhe integrimi në BE, prandaj mendoj se edhe kjo do të duhet të diskutohet që ta shohim saktësisht, ku duhet të rrugëtojmë dhe si duhet të rrugëtojmë politikisht, ne si subjekt politik.

Duhet ta konsiderojë! Seriozisht e them. Unë do të jem ai që do e ngrejë zërin sepse është një prej pikave kyçe dhe nëse shihet se nuk ka gjasa, duhet të jetë pjesë e bisedimeve të shohim çfarë tutje sepse jemi subjekt politikë që pretendon të zhvillojë veten në kuadër të strukturave por edhe në kuadër të rrugëtimit politik”, deklaroi deputeti Skender Rexhepi Zejd disa ditë para vendimit të Brukselit në një prononcim për Lajm.

Mirëpo te pjesa më e madhe e Alternativës ekziston bidja se negociatat do të fiojnë shumë shpejtë dhe se në këto momente nuk ka nevojë për rishqyrtim të vendimit për hyrje në Qeveri, kursepër TV24 anë deklaruar se qëndrimi i deputetit Rexhepi është qëndrim personal, e jo i partisë.  

Related posts

Zhurmë e madhe për “Titanikun” në Çair, ndërsa për mbi 300 mijë objekte ilegale hulumtuesit mbyllin sytë!

Z H

Macron flet për hapin radhës, ja çka thotë për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE

I Z

Sela: Dënimi i protestuesve në Tetovë është skandal (Video)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More