Agjencia Zhurnal.mk.

Ende nuk ka marrëveshje në konferencën për klimën KOP27

Negociatat në Konferencën e KB-së për klimën – KOP27 në Egjipt nuk premtojnë se do të përfundojnë me sukses edhe pse kanë zgjatur gjatë gjithë natës.

 

Kjo Konferencë ndërkombëtare e 27-të për klimën, dje është vazhduar për të paktën një ditë për shkak të mospasjes së marrëveshjes për disa çështje kontestuese.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timermans qartë ka vënë në dijeni në Konferencën e KB-së për klimën në Egjipt, se BE-ja nuk do të tejkalojë disa vija të kuqe në përpjekjet e saja për avancim të negociatave për deklaratën përfundimtare të samitit.

“Është më mirë të mos kemi ndonjë vendim se sa një vendim të keq”, tha Timermans para gazetarëve në takimin në Sharm el Sheik, transmeton DPA.

Ai tha se BE-ja është shumë e shqetësuar për disa qëndrime në negociatat të cilat vazhduan gjatë gjithë natës. Unioni do të vazhdojë të angazhohet për marrëveshje, por është gjithashtu i përgatitur të largohet nga konferenca pa ndonjë deklaratë nëse është e nevojshme.

Negociatorët nga thuajse 200 vende të mbledhur në resortin egjiptian të Sharm el Sheik gjatë gjithë natës janë përpjekur të arrijnë përparim në dakordimin për çështjet më të vështira, duke përfshirë edhe atë se çka do të ndodhë me lëndët djegëse fosile ose krijimin e një fondi për vendet e varfra më të goditura nga ndryshimet klimatike.

Ka “pakënaqësi të barabartë” në të gjitha anët e Konferencës klimatike KOP27 në kushte të mosmarrëveshjeve për çështjet kryesore, njoftuan nikoqirët nga Egjipti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Shukri i cili kryeson me konferencën tha se grupeve negociuese ua ka prezantuar draft tekstin mbi çështjet kryesore.

“Siç mund të supozoni, asnjë nga grupet nuk mund të thoshte se të gjitha interesat e tyre kanë reflektuar”, tha ai në brifingun me gazetarë, transmeton DPA.

Nga delegacioni i ministres franceze të tranzicionit energjetik, Agnes Panier-Rinasher u tha se në këtë fazë presidenca egjiptiane vë në pikëpyetje atë se çfarë është arritur në Paris dhe Gllasgou për uljen e emetimeve gjë që është e papranueshme për Francën dhe vendet e BE-së.

Vendet në zhvillim kërkojnë një fond të veçantë për të kompensuar dëmet. Megjithatë, në këtë çështje është arritur përparim i vogël.

Related posts

Pas vrasjes së Shinzo Abesë, presidenti kinez lëviz vetëm me makinë të blinduar

Xh M

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të negociojnë për paqe

Xh M

Britania do të nisë hetim publik për vdekjen e një gruaje të helmuar me Noviçok

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More