Agjencia Zhurnal.mk.

Enca Haxhia nis pushimet në Dubai: Në shtëpinë time të dytë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë kësaj periudhe ka qenë më e distancuar nga muzika.

Megjithatë, ajo vazhdon të mbetet e afërt me miqtë e ndjekësit në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Bukuroshja, që tani numëron 2.4 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka treguar se ka nisur pushimet.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Si destinacion të këtyre pushimeve njoftoi se ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht Dubain.

“Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, tha Haxhia.

Krijuesja e hitit “A po t’pëlqen” e ka theksuar disa herë se Dubai është një nga vendet e saj të preferuara.

Sa i përket projekteve muzikore, “Suavele” mbetet i fundit që e publikoi në korrik të vitit të kaluar. 

Related posts

Semi Jaupaj tregon më shumë se ç’duhet gjatë vallëzimit me Donaldin në Big Brother VIP

D V

“Janë çu peshë me ofendime n’familje”, Getinjo ka një kërkesë nga fansat e tij

Lea Muslija

Rina Balaj “guxon” shumë, publikon foto në bikini pa fotoshop

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More